Pyetje të shpeshta

Programi zgjat 4 muaj në total, ku në 3 muaj ju trajnoheni për Aftësitë Dixhitale në një nga tre pistat që ju zgjidhni - Web Development, Digital Marketing apo Graphic Design, i ndjekur nga trajnimi 1-mujor mbi aftësitë e buta dhe punën Freelance ku do të trajnoheni mbi të gjitha në aftësitë e komunikimit të nevojshme për të fituar punë e projekte në tregun lokal të punës por gjithashtu edhe në tregjet globale të punës Freelance si Upwork, Fiverr dhe People Per Hour.

Cdo javë do të zhvillohen 3 klasa dhe secila klasë zgjat 2 orë.

Ne preferojmë klasat e mbrëmjes për të akomoduar të gjithë studentët tanë të cilët mund të jenë në punë apo shkollë gjatë ditës. Koha e paracaktuar për orët e mësimit është nga ora 18:00 deri në 20:00 por ne do t'ju konfirmojmë përfundimisht para fillimit të secilit grup. Ne gjithashtu u japim mundësinë studentëve aplikantë të shprehin preferencën e tyre për orët e paradites kundrejt orëve të mbrëmjes, por duke pasur parasysh që orët e mbrëmjes janë më të kërkuarat, ne mund të ofrojmë klasa gjatë paradites vetëm nëse plotësohet numri minimal i studentëve për klasë.

Duhet të jeni të pranishëm në të paktën 75% të klasave për të patur mundësinë e certifikimit.

Jo, pasi kanë filluar klasat do t'ju duhet të vazhdoni me programin e zgjedhur. Për t'u siguruar që kursi që keni zgjedhur është i duhuri për ju, ju lutemi përpara se të regjistroheni kontrolloni kurrikulat e nivelit 1 dhe 2 në sesionin CERTIFIKIME në faqen tonë të Webit.

Si një kompani Daneze EdTech, Learnio ofron kurrikula të certifikuara të aftësive dixhitale. Regjistruar në Danimarkë, "certifikimi global i aftësive dixhitale" është lehtësisht i verifikueshëm me një kod QR të skanueshëm në mënyrë që punëdhënësit tuaj të mundshëm të mund të verifikojnë kualifikimet tuaja. Learnio ka ofruar edukim për aftësitë dixhitale në mbarë botën që prej vitit 2014.

Si pjesë kyce e 3 kurseve tona, ne ju trajnojmë si të punoni Freelance në mënyrë të pavarur, sepse besojmë se ju meritoni të keni benefitet e mëposhtme: 

  • Fleksibilitet dhe pavarësi më të madhe - Mund të punoni nga kudo që dëshironi dhe sipas orarit tuaj! Ju duhet vetëm të keni një kompjuter funksional dhe lidhje të qëndrueshme me internetin.
  • Liria për zgjedhjen e klientëve dhe ngarkesës së punës - Ju keni mundësinë të zgjidhni klientët dhe projektet me të cilat dëshironi të punoni, si dhe të kontrolloni apo menaxhoni vetë ngarkesën tuaj të punës.
  • Mundësi më të shumta për të ardhura - Ndërsa paga mesatare e punës në Shqipëri është 3$ ora, një Graphic Designer, Digital Marketer dhe ëeb Developer me aftësi të moderuara fitojnë mesatarisht nga 27$ në 35 $ ora.
  • Qasja në Tregun Global - Ju mund t'i ofroni shërbimet tuaja jo vetëm në nivel lokal ose kombëtar, por edhe në nivel global, gjë që do t'ju mundësojë të ndërtoni një karrierë ndërkombëtare me norma ndërkombëtare të pagesës nga komoditeti i shtëpisë suaj!
  • Ekspozim më i lartë - Puna e freelance online ju ofron mundësinë për të punuar në një larmi të madhe projektesh dhe temash, duke e bërë punën tuaj më pak monotone dhe të mërzitshme, gjë që mund të mos ndodhë gjithmonë kur punoni në një ‘punë zyre’. Kjo gjithashtu ju siguron më shumë ekspertizë në planin afatgjatë në industri dhe fusha të ndryshme të karrierës suaj të cilat mund t'ju ofrojnë ekspozim më të lartë ndaj punëdhënësve të ardhshëm.
  • Mund të jetë gjithmonë plani juaj B - Nëse vendosni që interesi juaj kryesor është të keni një punë me kohë të plotë në një mjedis zyre, puna freelance në internet do të jetë gjithmonë aty si një mundësi e dytë (Plan B) për të fituar të ardhura shtesë sa herë që të keni nevojë apo kohë. Nëse ndërtoni një portofol të mirë fillestar të punës, ai gjithmonë do të jetë një plan i mirë mbështetës në jetën tuaj!

Ju lutemi kontrolloni sesionin CERTIFIKIME në faqen tonë të Webit për kurrikulat e nivelit 1 dhe të nivelit 2.

Kemi klasa të ndryshme që fillojnë përafërsisht çdo 2 muaj. Në varësi të momentit kur regjistroheni, ju do të caktoheni në klasën e radhës që fillon afërsisht rreth një muaj pas regjistrimit tuaj.

Ju mund të paguani drejtpërdrejt në llogarinë bankare të Learnio, si dhe nëpërmjet Kartës suaj të Debitit dhe/ apo Kreditit. Ata që banojnë në Tiranë mund të paguajnë edhe me CASH pranë zyrave tona. Për të marrë detajet e Bankës mund të na kontaktoni privatësisht në numrat tanë të kontaktit.

Kursi do të zhvillohet tërësisht online përmes 80 orëve mësim të pavarur dhe 40 orë të zhvilluara në klasa live online të udhëhequra nga mentorët tanë. Ju gjithashtu do keni mundësinë të zhvilloni sesione suporti personal me mentorët tuaj pas klasave.

Trajnimi do të zhvillohet në një miks mes gjuhës Shqipe dhe asaj Angleze. Qëllimi kryesor është pajisja e studentëve me aftësitë e duhura (përfshi aftësitë komunikuese) me qëllim që ata të jenë në gjendje të punojnë dhe komunikojnë në mënyrë efikase dhe të pavarur me tregun global.

Ne inkurajojmë të gjithë ata që duan të eksplorojnë mundësitë e panumërta të punësimit freelance online, të jenë pjesë e programit të trajnimit! Njohuritë e mëparshme mbi kurset përkatëse nuk janë të domosdoshme për nivelin 1 të kurseve tona. Asnjëherë nuk është vonë për të mësuar aftësi të reja dhe për të ndryshuar karrierën tuaj. Për sa kohë keni dëshirën dhe vullnetin e duhur për t’u rritur më tej, mund të arrini gjithcka dëshironi!

Scroll to Top